Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 16.02.2018 - FSHF

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 16.02.2018

1. Lojtari i KF “Partizani”, Lorenc Trashi, për prostesta me fjalë ofenduese ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lek.

2. Lojtari i KF “Partizani”, Idriz Batha, për prostesta me fjalë ofenduese ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lek.

3. Lojtari i KF “Laçi”, Sherif Kallaku, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar,në bazë të nenit 48/1.d) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Korabi”,Emiljano Veliaj dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Emiljano Veliaj vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.