Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 15.12.2017 - FSHF

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 15.12.2017

1. KF ”Vllaznia”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur mjete brenda rrethimit të fushës, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lekë.

2. Lojtari i KF “Vllaznia”,Ardit Krymi, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/d) të KDS,dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

3. Lojtari i KF “Tirana”,Erjon Hoxhallari, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/d) të KDS,dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. Zyrtari i KF “Vllaznia”,Eugen Zeka, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, në bazë të nenit 49/2/a) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 20 të KDS,zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.

5. Lojtari i KF “Beslidhja” ,Spartak Ajazi, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1/a) të KDS,dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6. KF “Bylis”,për mosparaqitje në ndeshjen me KF “Luftëtari” planifikuar të luhej më datë 13.12.2017,në bazë të nenit 55/1/a) të KDS,dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 (tre me zero).

7. KF “Këlcyra”, për dështim ne përmbushjen e përgjegjesive duke cënuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe shkelje të rënda të kryera nga stafi teknik dhe lojtarët e këtij ekipi duke shkaktuar ndërprerjen përfundimtare të lojes në ndeshjen kundër KF “Përmeti”, në bazë të nenit 12/1/f ,28, 49/5, 58/2, 65/2,65/4 dhe 66/3/c) të KDS, përjashtohet nga gara për pjesën e mbetur të Kampionatiti për sezonit futbollistik 2017/2018.

Ndeshja kundër KF “Përmeti”, deklarohet e humbur në tavolinë me rezultatin 3 me 0.

8. Zyrtari i KF “Këlcyra”, Robert Spahiu , për kërcënim,nxitje të akteve të dhunës ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 52/1 të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 200.000 (dyqind mije) Lek. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.

9. Lojtaret i KF “Këlcyra”, Entilion Kamberi, për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/b të KDS, dënohet përgjithmon nga pjesëmarrja në çdo aktivitet futbollistik.

10. Lojtari i KF “Këlcyra”, Renis Spahiu, për dhunë ndaj zyrtarin të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/b të KDS, dënohet përgjiithmon nga pjesëmarrja në çdo aktivitet futbollistik.

11. Lojtari i KF “Këlcyra”, Kamber Kamberaj, për dhunë ndaj zyrtarin të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/b të KDS, dënohet përgjithmon nga pjesëmarrja në çdo aktivitet futbollistik.

12. Lojtari i KF “Këlcyra”, Fatjon Sakollari, për goditje ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1.b të KDS, dënohet me 24 (njëzetekatër) muaj pezullim nga aktiviteti.

13. Lojtari i KF “Këlcyra”, Meleq Xhakollari, për goditje ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1.b të KDS, dënohet me 24 (njëzetekatër) muaj pezullim nga aktiviteti.

14. Lojtari i KF “Këlcyra”, Fredi Kamberi për goditje ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1.b të KDS, dënohet me 24 (njëzetekatër) muaj pezullim nga aktiviteti.

15. Lojtari i KF “Këlcyra”, Kristi Koshi, për goditje ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1.b të KDS, dënohet me 24 (njëzetekatër) muaj pezullim nga aktiviteti

16. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Elbasani” U-19,Geri Selimaj, si të pa bazuar në dispozitat e Kodit të Disiplinës Sportive.

17. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Elbasani” U-19,Fabio Ramzoti, si të pa bazuar në dispozitat e Kodit të Disiplinës Sportive.

18. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Porto” U-17,Erisidjo Djala,si të pa bazuar në dispozitat e Kodit të Disiplinës Sportive.

19. Saktësimin e bazës ligjore të vendimit të Komisionit të Disiplinës datë 13.12.2017, pika 1; nga neni 115 i Rregullores së Veprimtarisë Sportive në nenin 117 të kësaj Rregulloreje dhe shtimin e nenit 65/1 të Kodit të Disiplinës Sportive.