Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 09.02.2018 - FSHF

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 09.02.2018

1. KF “Lushnja”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshje kundër KF “Luftëtari”,në bazë të nenit 66/1 të KDS,dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë.

2. Zyrtari i KF “Burreli ”,Akil Jakupi , për prostesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

3. Lojtari i KF “Korabi”, Emiljano Veliaj, për prostesta ndaj vendimeve te zyrtarit te ndeshjes,në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. Zyrtari i KF ”Shkumbini”,Astrit Isaj, për sjellje jo sportive ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti

5. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Burreli”, Sadush Danaj;pezullimin pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Sadush Danaj vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

6. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të Flamurtari FC, Jeton Beqiri, si të pa bazuar në dispozitat e Kodit të Disiplinës Sportive.

7. Fillimin e procedimit disiplinor ndaj zyrtarit të Flamurtari FC, Shpëtim Duro lidhur me deklaratat pas ndeshjes midis Kukesit dhe Flamurtarit të datës 04.02.2018.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.