Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 05.10.2018 - FSHF

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 05.10.2018

1. Zyrtari i KF “Kamza”, Bledar Vashaku, për ofendim të publikut në ndeshje me KF “Lufëtari”, në baze të nenit 53/1 të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

2. KF “Sopoti”, në bazë të nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjellje të gabuar të spektatoreve, do të jetë subjekt i penaliteteve të Kodit të Disiplinës.

3. Zyrtari i KF “Ada”, Ylvi Rroj, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/2/a) të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet futbollistike. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes dhe territorit përreth fushës.

4. Lojtari i KF “Këlcyra”, Aristidhi Coli, për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/e) të KDS,dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. Lojtari i SSH “Përmeti”, Stavro Bitika,për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/d) të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6. Lojtari i KF “Naftëtari”, Erlind Kallmi, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të pamjeve filmike dhe në bazë nenit 48/1/d) të KDS,dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. KF “Korabi” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër KF “Shkodra” U-19, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, në bazë të nenit 55/1 të KDS.

8. Lojtari i KF “Beslidhja”U-19,Armando Gjoka, për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/e) të KDS,dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. Lojtari i KF “Kastrioti”U-19,Idriz Picorri, për goditje me grusht ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/b) të KDS,dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.

10. Lojtari i KF “Shkëndija TR” U-17, Enri Sulollari, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/d) të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11. Lojtari KF “Porto” U-17, Francesko Daija, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/d) të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12. Lojtari i KF “Brians” U-17, Arlind Martinaj, për goditje me shkelm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/e) të KDS,dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

13. KF “Kamza” U-17, për mos paraqitje në ndeshje kundër KF “Akademia AAS” U-17, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, në bazë të nenit 55/1 të KDS.

14. KF “Korabi” U-17, për mos paraqitje në ndeshje kundër KF “Shkodra” U-17, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, në bazë të nenit 55/1 të KDS.

15. Pasi zhvilloi seancen dëgjimore me zyrtarin e KF “Këlcyra” Robert Spahiu, në lidhje me shkrimet në shtypin e shkruar dhe rrjetet sociale, ai deklaroi mos konfirminim e tyre si thënie të tij dhe të klubit që përfaqëson, shkak për të cilin do të bëj edhe përgënjeshtrimin përkates.

16. Pasi zhvilloi seancen dëgjimore me zyrtarin e KF “Elbasani” Elvis Kotorri, në lidhje me shkrimet në shtypin e shkruar, ai deklaroi mos konfirminim e tyre si thënie të tij dhe të klubit që përfaqëson, shkak për të cilin do të bëj edhe përgënjeshtrimin përkates.