Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 19.10.2018 - FSHF

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 19.10.2018

1. Zyrtari i KF “Shkodra” U-19, Taip Piraniqi,për protesta ndaj zyrtarit të ndeshjes,në bazë të nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

2. Zyrtari i KF “Kukësi”U-19,Gëzim Shehu, për protesta ndaj zyrtarit të ndeshjes,në bazë të nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

3. Zyrtari i KF “Besëlidhja” U-19, Lodovik Pjetraj, për ofendim në mënyrë të vazhdueshme ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. Lojtari i KF “Bylis” U-19, Klajdi Alushaj, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. Lojtari i KS “Vlora” U-19, Kevin Mamaj, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti

6. KF “Tomorri” U-17, për deshtim në përmbushjen e përgjegjësive duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, sjellje të gabuar të tifozeve, në bazë të nenit 64 dhe 65/3/b) të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes kundër KF “Apollonia” U-17 në tavoline me rezultatin 3-0 dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektator në stadiumin përkatës.

7. Zyrtari i “Tomorri” U-17, Santiljano Dule , për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/2/a të KDS, dënohet të paktën 8(tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes dhe territorit përreth fushës.