Vendimi i Komisionit te Disiplines se FSHF date 04.05.2017 - FSHF

Vendimi i Komisionit te Disiplines se FSHF date 04.05.2017

1. Zyrtari i KF “Luftëtari”,Marko Sovanovic, paralajmërohet se në rast përsëritje do të jetë subjekt i ndëshkimeve që përmban kodi i disiplines sportive, në bazë të nenit 13 të KDS.

2. KF “Tirana” për sjellje të gabuar të tifozerise së saj dënohet me gjobë me vlere 100.000 (njëqindmijë), bazuar në nenin 65/1.a dhe 66/1 të KDS.

3. Zyrtari i KF “Laci” , Stavri Nica, në baze të nenit 8/3 të Rregullores së Veprimtarise Futbollistike per kategorine Superiore dhe nenit 13 te KDS, paralajmerohet se në rast përseritje të mos pronocimit për media do të jete subjekt i ndeshkimeve që përmban kodi i disiplines sportive.

4. Zyrtari i KF “Laci” Kleo Laskaj, për protesta me fjalë ofenduese dënohet me pezullim e 2(dy) ndeshjeve nga aktiviteti, bazuar në nenin 56/1.a të KDS.

5. KF “Kukesi”,për sjellje të gabuar në mënyrë të përsëritur të spektatoreve të saj, dënohet me 400.000 (katërqindmijë) lekë gjobë, bazuar në nenin 65/1 dhe 66/1 të KDS.
6. Lojtari i KF “Erzeni”,Ervis Kllari, për sjellje jo sportive dhe ofendime ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar në nenin 49/1.a të KDS.

7. KF “Sopoti”, për shkelje të parimeve fair play duke kryer sjellje jo sportive në fushën e lojës, dënohet me 200.000 (dyqindmijë) lekë gjobë, bazuar në nenin 56/1 të KDS. Në aplikim të nenit 136 gjoba paguhet në masën 50% të gjobës.

8. KF “Kevitan”, paralajmërohet se ne rast përseritje do të jetë subjekt i ndëshkimeve që parashikon kodi i disiplines sportive.

9. KF “Kukesi B ”, paralajmërohet se ne rast përseritje do të jetë subjekt i ndëshkimeve që parashikon kodi i disiplines sportive.

10. Zyrtari i KF “Albpetrol”, Marjus Kapaj, për goditje ndaj lojtarit kundershtar, dënohet me pezullimin e 9 (nëntë) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 48/2.b të KDS.

11. Lojtari i KF “Vora”, Serxhio Ceka, për lojë të rënde duke perdorur dhunë fizike ndaj lojtari kundërshtar dënohet 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 48/1.b të KDS.

12. Lojtari i KF “Tepelena” Sorkadh Cana, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes duke e ofenduar me fjalë dhe xheste, dënohet me 6(gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 49/1.a të KDS.

13. KF “Elbasani” U-19, për sjellje të gabuar të tifozerise,duke shkaktuar ndërprerjen e lojes, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatore në stadiumin përkates,në baze të nenit 65/3.b të KDS.

14. Lojtari i KF “Shkendija” U-19, Alkid Kastrati, për provokim të publikut do të dënohet me pezullim nga gara për 2 (dy) ndeshje si dhe me gjobë me vleren 500.000 (peseqind) leke, në baze të nenit 53/1 të KDS. Në aplikim të nenit 136/e të KDS, gjoba paguhet në masen 3%.

15. Zyrtari i FC “Internacional” U-17, Elvis Plori,për protesta ndaj vendimeve te zyrtarit te ndeshjes do të dënohet me 2(dy) ndeshje në bazë të nenit 56/1 të KDS.

16. Lojtari I FC “Internacional” U-17, Joana Cela,për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes do të dënohet me 4(katër)ndeshje në bazë të nenit 49/1.a të KDS.

17. KF “Korabi” U-,17 për mos paraqitje në ndeshjen me KF “Akademia AAS “ U-17 në bazë të nenit 55 të KDS dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolin me rezultatin 3-0.

18. KF “Burreli” U-19 për mos paraqitje në ndeshjen me KF “ Shkendija B.T” U-19, në bazë të nenit 55 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolin me rezultatin 3-0.

19. KF “Tomorri” U-17 për mos paraqitje në ndeshjen me KF “Butrinti” U-17, në bazë të nenit 55 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes ne tavolin me rezultatin 3-0.

20. KF “Vlora” U-17, per aktivizim te lojtarit qe nuk kishte te drejte te lunate ne ndshje me KF “Apollonia U 17, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0 si dhe zbritjen e 3 pikeve nga kalsifikimi, bazuar ne nenin 54/1 te KDS.

21. Pranimin e kërkesës së lojtarit të FK “Partizani’ U-19, Marjo Bajramaj dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit në bazë të nenit 33 të KDS.

22. Pranimin e kërkesës së lojtarit të “AF Dinamo’ U-19, Igli Cela dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit në bazë të nenit 33 të KDS.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.