- KF Teuta, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
- FK Partizani, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
- FK Kukësi, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
- KF Pogradeci, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
- Shënkolli, për shkak të dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, sjelljes së gabuar të spektatorëve, si dhe ndërprerjes përfundimtare të ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë – Grupi A, kundër Oriku, në bazë të neneve 30/1, 30/4/a, 31, 63/1/b, 63/1/c, 63/1/e dhe 64/1, 65/1/a, 65/4/d, të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3, dënohet me gjobë në masën në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 8 (tetë) ndeshjeve pa spektatorë. Në zbatim të nenit 116/1/b të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.
- Lojtari i Shënkolli, Donald Kacorri, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të neneve 47/1/e dhe 48/1/a të KDS, dënohet me 16 (gjashtëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Shënkolli, Sebastjan Deda, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 24 (njëzet e katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Shënkolli, Albert Gjeka, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/e, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Shënkolli, Bledi Zefi, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/e, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Oriku, Arbri Beqaj, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i FK Elbasani, Elkier Shukle, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Luzi 2008, Endi Jovani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i FC Kinostudio U-17, Gledis Gjonpalaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- FC Besa U-19, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë neneve 24, 31, 63/1/b, 64/3/b, 64/5, 65/3/h dhe 65/4/b të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve në fushë asnjanëse pa spektatorë.
- Lojtari i Football Republic U-19, Enes Rada, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Flamurtari FC U-19, Kevin Hasani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- KF Shkodra U-19, për sjellje të gabuar të spektatorëve pas përfundimit të ndeshjes, në bazë të neneve 65/3/b dhe 65/4/b të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë.
- Rrëzimin e kërkesës së Labëria Fc, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të C Bulqiza, Sildi Lika, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.