ZYRTARE: MARCO CASSETTI, ZV.TRAJNER I EKIPIT KOMBËTAR TË FUTBOLLIT

FSHF ka zyrtarizuar z.Marco Cassetti me detyrën e zv.trajnerit të ekipit kombëtar të futbollit. Trajneri i përfaqësueses mister Christian Panucci ka zgjedhur të afrojë si ndihmës në stafin e tij, në vend te z.Paolo Rodolfi, pikërisht z.Marco Cassetti, i datëlindjes 29 maj 1977. Cassetti ka lindur në Breshia dhe ka qenë lojtar i ekipit kombëtar në periudhën 2005-2008. Gjatë karrierës së tij ai është aktivizuar me skuadra si: Roma, Verona, Udinese, Lecce, apo edhe Uatford. Tashmë ai është përzgjedhur nga mister Panucci në pozicionin e ndihmës trajnerit. Ndërkaq, z.Paolo Rodolfi, ndihmësi i deritanishëm i trajnerit do të vazhdojë të jetë në stafin e skuadrës kombëtare si observator për skuadrën dhe vetë teknikun.