ZYRTARE: KOMBËTARJA, MIQËSORE ME KOSOVËN NË DATËN 29 MAJ NË ZYRIH!

FSHF njofton zyrtarisht zhvillimin e ndeshjes miqësore të skuadrës kombëtare të futbollit në datë 29 maj në Zyrih ndaj përfaqësueses së Kosovës. Sipas akordit të arritur, takimi do të luhet në stadiumin “Letzingrund” në Zyrih në orën 20.00, teksa pak ditë më vonë është përcaktuar të luhet edhe një tjetër takim miqësor, me përfaqësuesen e Ukrainës.

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të nisë grumbullimin e saj në Zvicër në datë 26 maj për të përgatitur edhe këto dy sfida miqësore. Programi stërvitor dhe mediatik i skuadrës për këto dy ndeshje miqësore do të bëhet publik në ditët në vijim.