VLLAZNIA PËR FEMRAT, FITON KUPËN E SHQIPËRISË PËRBALLË TIRANA AS - FSHF

VLLAZNIA PËR FEMRAT, FITON KUPËN E SHQIPËRISË PËRBALLË TIRANA AS

Ekipi i Vllaznisë për femra, është fituesi i edicionit të nëntë i Kupës se Shqipërisë.  Sot në orën 14:00 në stadiumin “Elbasan Arena” është zhvilluar finalja midis Tirana AS  1-6 Vllaznia,  një finale e dominuar nga vajzat e Shkodrës.

Pjesa e parë ka folur qartë për fitoren e Vllaznisë pasi kanë realizuar 4 herë në portën e Tirana AS, po kështu edhe në pjesën e dytë Vllaznia ka thelluar rezultatin e saj duke e përfunduar ndeshjen me rezultatin 6-1, golin e nderit për Tirana AS e shënoi M.Atiock ’47 dhe për Vllazninë shënuan këto futbolliste,  Gjergji  ‘8,  Gjini ’12,  Djegsina ’29 ’38, Gruda ’73,  Doci ’92.

Me fitimin e këtij trofeu Vllaznia e femrave shkon në 5 tituj të fituar të Kupës së Shqipërisë.

Ekipet luajtën me këtë formacion:

Tirana AS: A.Popa (’74), Beqiraga, Kotarja, Kolgjini (’86 Obogo), Aliaj (’82 Mica), Kodra (c), Koldashi, Leba, Begallo, Mema (’35 Tota), Atiock (’59 V.Popa)

Vllaznia: Raxhimi, Rrahmani, Gjini, Bajraktari, Maliqi (’46 Tamniku), Djegsina (’46 Mustafa), Pavicevic (’78 Pirani), Franja (c), Doci, Muja (’46 Gruda), Gjergji (’79 Amullia)

Kartonë të verdhë: Tirana AS: Beqiraga ’27, Begallo ’57, Kotaria ’76 / Vllaznia: Doci ’86

Medaljet dhe Kupa për fituesit janë dorëzuar nga Sekretari i Pergjithshem i FSHF, z. Ilir Shulku.