U-21, barazim me çekët edhe në ndeshjen e dytë - FSHF

U-21, barazim me çekët edhe në ndeshjen e dytë

Ka barazuar edhe në ndeshjen e dytë kundër Republikës Çeke, ekipi kombëtar shqiptar U-21. Takimi është luajtur sot në stadiumin “Sportplatz Mittersill”, te Austrise në orën 18.00. Edhe ndeshja e dytë është mbyllur me të njëjtin reuzltat 1-1, si edhe i pari. Ekipi i drejtuar nga ana e trajnerit Redi Jupi, ka zhvilluar një lojë të mirë në një ndeshje me terren të rënduar. Të parët kanë kaluar në avantazh djemtë kuqezinj me anë të Çekiçit në minutën e 33. Dy minuta më pas Jankto, ka realizuar për çekët 1-1. Pavarësisht përpjekjeve të të dy skuadrave, rezultati i ndeshjes nuk ndryshoi deri në fund.