U-21/ ALBAN BUSHI SHPALL LISTËN PËR NDESHJET MIQËSORE ME BOSNJEN DHE BJELLORUSINË - FSHF

U-21/ ALBAN BUSHI SHPALL LISTËN PËR NDESHJET MIQËSORE ME BOSNJEN DHE BJELLORUSINË

Trajneri i përfaqësueses U-21 të Shqipërisë, Alban Bushi, ka dalë sot në një konferencë për shtyp në FSHF, ku ka zbardhur listën dhe ka folur në lidhje me tre ndeshjet miqësore që kombëtarja jonë do të zhvillojë.
Bushi në fjalën e tij u shpreh:- “ Jemi munduar të zhvillojmë tre ndeshje miqësore në harkun e dhjetë ditëve,  një me Bosnjen dhe dy me Bjellorusinë. Ekipi i Bosnjes është relativisht i fortë, kjo na vlen për të parë, cilësitë, vlerat dhe gjëndjen e futbollistëve që kemi afruar për këto miqësore, është një test shumë i rëndësishëm për ta. Më pas do të zhvillojmë dy ndeshje miqësore me Bjellorusinë, të cilët janë të një niveli mesatar, pavarësisht kësaj ne do të bëjmë maksimumin”.

Video e plotë 

Këto janë ndeshjet miqësore që Shqipëria U-21 do të zhvillojë:

Shqipëri U-21 vs Bosnje & Hercegovinë U-21 , dt 28 maj ora 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena”
Shqipëri U-21 vs Bjellorusi U-21, dt 5 qershor ora 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena”
Shqipëri U-21 vs Bjellorusi U-21. 8 qershor ora 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena”

Lista e futbollistëve te grumbulluar nga trajneri Alban Bushi: