U-19 femra, seleksionime në Kamëz - FSHF

U-19 femra, seleksionime në Kamëz

Përsëri seleksionime në Qendrën Stërvitore në Kamëz. Këtë radhë në qendër të vëmendjes do të jetë futbolli i femrave. Të premten, të shtunën dhe të dielën, respektivisht në data 6-7-8 shkurt, kandidatet për ekipin kombëtar U-19 të femrave, do të performojnë përpara specialistëve të FSHF. Kandidatet, do të jenë të datëlindjes 1997 dhe 1998. Në këtë grumbullim, të organizuar nga ana e Sektorit të Ekipeve Kombëtare në FSHF, do të marrin pjesë kandidate të ardhura nga e gjithë Shqipëria dhe Kosova. “Do të jetë një hap i rëndësishëm për krijimin e një ideje sa më të qartë, për kontigjentin e lojtareve që kemi në dispozicion. Më të spikaturat, do të jenë në vëmendjen tonë për të qenë pjesë e ekipit kombëtar U-19, të femrave, me të cilin do të konkurojmë në eliminatoret e ardhshme të Kampionatit Europian”- deklaroi për ueb-in zyrtar të FSHF, trajneri i ekipit U-19 të femrave Nevil Dede.