U-15 PËRFUNDON DY NDESHJET MIQËSORE NË KROACI - FSHF

U-15 PËRFUNDON DY NDESHJET MIQËSORE NË KROACI

Kombëtarja shqiptare e futbollit mosha U-15 e drejtuar nga trajneri Eqerem Memushaj ka përfunduar dy ndeshjet miqësore të planifikuara në Kroaci. Sot u luajt ndeshja e dytë miqësore ndaj përfaqësueses së Kroacisë U-15 e zhvilluar në Karlac ora 10:00, kjo përballje filloi 30 minuta më herët sesa ishte planifikuar për shkak të temperaturave të larta, miqësorja përfundoi me këtë rezultat: Kroacia U-15 3-1 Shqipëria U-15. Golin e vetëm për Shqipërinë e realizoi futbollisti Brajan Begotaraj, në pjesën e dytë.

Përballja e parë midis dy përfaqësueseve u zhvillua në datën 23 korrik ora 18:00 në Duga Resa, ku vendasit fituan me rezultatin 1-0. Memushaj për këto përballje miqësore të cilat do ti vlejnë për vijimesinë kishte të grumbulluar plot 22 futbollistë, të datëlindjës 2004 dhe 2005.