TURNEU I PERFAQËSUESEVE RAJONALE, PËRFUNDON JAVA E TRETË - FSHF

TURNEU I PERFAQËSUESEVE RAJONALE, PËRFUNDON JAVA E TRETË

Ditën e sotme, sipas planit nga ekipet kombëtare janë zhvilluar ndeshjet e javës së tretë të kampionatit të përfaqësueseve rajonale të moshavë U-13, U-15 dhe U-17. Ndeshjet e kësaj jave sipas kalendarit janë luajtur në Kamëz, Elbasan dhe Lushnje. Përfaqësueset rajonale mosha U-13 arritën këto rezultate, nga ndeshjet e zhvilluara:
Elbasani U-13 2-0 Fieri U-13
Një dygolësh I shënuar nga Rroca.
Shkodra U-13 1-1 Korca U-13
Golat u shenuan nga Hajdari dhe Mitre.
Tirana U-13 1-0 Durresi U-13
Shënoi golin e vetëm futbollisti Bode i Tiranës.

Përfaqësueset rajonale mosha U-15 arritën këto rezultate, nga ndeshjet e zhvilluara:
Tirana U-15 0-0 Durrësi U-15
Elbasani U-15 6-1 Fieri U-15
Golat: Cerma, Tartari, dopietë nga Lice dhe Tabaku, për Fierin golin e nderit e shenoi Sacaj.
Shkodra U-15 0-2 Korca U-15
Golat per korcarët i shënuan Xhixho dhe Tomori.

Përfaqësueset rajonale mosha U-17 arritën këto rezultate, nga ndeshjet e zhvilluara:
Elbasani U-17 1-4 Fieri U-17
Shënuan: Subashi/ Saliaj, Troqe dhe dopiete nga Kadriaj
Tirana U-17 6-0 Durresi U-17
Për Tiranën shënuan Gjumsi,Lami, Nikolla, Pasmaciu dhe dopietë nga Avdiu.
Shkodra U-17 2-1 Korca U-17
Golat u shënuan nga Tukaj, Dokaj për Shkodrën dhe Osmani për Korcën.
Javën e ardhëshme do të luhen takimet e javës së katërt.