TURNEU I PERFAQËSUESEVE RAJONALE, PËRFUNDON JAVA E DYTË

Ditën e sotme, sipas planit nga ekipet kombëtare janë zhvilluar ndeshjet e javës së dytë të kampionatit të përfaqësueseve rajonale të moshavë U-13, U-15 dhe U-17. Ndeshjet e kësaj jave të parë sipas kalendarit janë luajtur në Kamëz, Elbasan dhe Korcë.
Përfaqësueset rajonale mosha U-13 arritën këto rezultate, nga ndeshjet e zhvilluara:
Elbasani U-13 3-0 Durrësi U-13
Një dygolësh I shënuar nga Kurti dhe një gol nga Rroca.
Korca U-13 3-1 Tirana U-13
Tregolësh nga futbollisti Zere.
Shkodra U-13 1-1 Fieri U-13
Shënuan futbollistët Ara dhe Hoxha.

Përfaqësueset rajonale mosha U-15 arritën këto rezultate, nga ndeshjet e zhvilluara:
Elbasani U-15 1-0 Durrësi U-15
Goli i shënuar nga Dervishi.
Korca U-15 1-3 Tirana U-15
Futbollisti Kote shënoi për Korcën dhe Lamce dygolësh dhe Begotarja për Tiranën.
Shkodra U-15 0-1 Fieri U-15
Golin e fitores për ekipin përfaqësues të zonës së Fierit, e shënoi Cipi.

Përfaqësueset rajonale mosha U-17 arritën këto rezultate, nga ndeshjet e zhvilluara:
Shkodra U-17 2-0 Fieri U-17
Golat u shënuan nga Paloka dhe Elbasani.
Korca U-17 0-2 Tirana U-17
Për Tiranën shënuan Pjetri dhe Nikolla.
Elbasani U-17 0-0 Durresi U-17

Javën e ardhëshme do të luhen takimet e javës së tretë.