TURNEU I KUPËS “COCA COLA” SHPALLEN FITUESIT PËR ZONËN E DURRËSIT - FSHF

TURNEU I KUPËS “COCA COLA” SHPALLEN FITUESIT PËR ZONËN E DURRËSIT

Ditën e hënë në qytetin e Durrësit janë luajtur finalet e Kupës “Coca Cola”, shkollat 9-vjeçare për femrat dhe meshkujt, që morën pjesë në këtë turne, të përvitshëm.

Në finalen e femrave, u përballën shkollat: “Marie Kaculini” 5-1 “ Hasan Koçi”
Në finalen e meshkujve u përballen shkollat: “Shkolla e Re” 3-2 “Nënë Tereza”

Në këtë aktivitet sportiv, që zhvillohet për herë të pestë, në bashkëpunim me kompaninë “Coca Cola”, FSHF dhe Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë,  marrin pjesë shkollat e qyteteve: Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Shkodër dhe Korçë, të cilat përkojnë dhe me zyrat rajonale të Federatës Shqiptare të Futbollit.  Të pranishëm në këtë ceremoni festive ishin përfaqësuesit e kompanisë “Coca Cola” dhe përgjegjesi i Zyrës Rajonale të FSHF-së në Durrës.

Ky turne promovon jetën aktive dhe mirëqenien tek të rinjtë. Ajo synon të jetë një shembull që frymëzon dhe motivon njerëzit për të qene fizikisht aktivë. Kjo është arsyeja pse Coca-Cola Bottling Shqipëria synon që ky aktivitet të jetë pjesë e përvitshme e aktiviteteve sportive nëpër shkollat e Shqipërisë.