TURNEU "COCA-COLA", SHPALLEN FITUESIT E KORCES PER MESHKUJ E FEMRA - FSHF

TURNEU “COCA-COLA”, SHPALLEN FITUESIT E KORCES PER MESHKUJ E FEMRA

Përfundoi kampionati i kupës ”Coca-Cola” për shkollat 9-vjecare të qytetit të Korçës.Në këtë kampionat që zgjati me ndeshjet e programuara plot 5 javë morën pjesë 8 shkolla (ekipe) për meshkuj me 150 nxënës si dhe  6 shkolla (ekipe) për femra me 110 nxënëse te cilat u aktivizuan ne ndeshjet perkatese. Gjatë zhvillimit të dy ndeshjeve finale, takimet u karakterizuan kryesisht nga një garë e fortë sportive.Këtë e tregojnë dhe vetë rezultatet.
Shkollat finaliste për femra ishin: ”Sevasti Qiriazi ” -”Omiros” (shkolla greke). 
Koha e rregullt e finales se femrave përfundoi me rezulatin 1-1 dhe pas gjuatjeve të 11-m fituese u shpall shkolla” Sevasti Qiriazi” me rezultatin 5-4.
Ndërsa për meshkuj u ndeshën shkollat ”Pandeli Cale” -”Sotir Gurra” . Edhe në këtë ndeshje kishte një garë të fortë sportive në të cilën koha e rregullt përfundoi me rezultatin 2-2. Pas gjuatjeve të 11-metershave fituese u shpall shkolla “Pandeli Cale” me rezultatin 6-5. Pas përfundimit të ndeshjeve finale u zhvillua edhe ceremonia e dhënies së kupave. Në këtë ceremoni morën pjesë drejtues të drejtorisë arsimore Korçë, përfaqesues të kompanisë “Coca-Cola”, te cilet shpërndanë edhe dhuratat të 4-ekipeve finaliste, gjithashtu te pranishem ishim edhe përfaqësues të klubit Skënderbeu ,drejtues shkollash dhe prindër, prezente ne kete finale turneu.