TIRANA SHPALLET KAMPIONE E KATEGORISË SË PARË - FSHF

TIRANA SHPALLET KAMPIONE E KATEGORISË SË PARË

Është ekipi i Tiranës fituesi i kampionatit për Kategorinë e Parë, sezoni 2017-2018, pasi ka fituar me rezultatin e pastër 2-0, në finalen e kësaj kategorie, Tirana 2-0 Kastrioti.

Kjo finale u luajt në qytetin e Elbasanit, në stadiumin “Elbasan Arena” ora 17:00. Të dyja këto skuadra sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e Kategorisë Superiore. Kastrioti si fituese e Kategorisë së Parë për grupin A dhe Tirana si fituese e Kategorisë së Parë për grupin B.

Protagonist në këtë finale ka qenë Bedri Greca me një dygolësh të shenuar në minutën e 63-të dhe 74-t duke i dhënë ekipit të tij titullin kampion. Medaljet dhe trofeun fituesve ia ka dorëzuar anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit z. Bardhyl Jera.