Talentët në arbitrim, përfundon raundi i dytë i trajnimit - FSHF

Talentët në arbitrim, përfundon raundi i dytë i trajnimit

Talentet në arbitrim mbyllën edhe raundin e dytë të një programi dy-vjeçar për edukimin dhe performimin e tyre. Në Tetor të vitit 2016 sektori arbitrimit filloj per herë të parë një program me arbitrat e rinj të cilët në bazë të moshës së re dhe të performancave të tyre në ndeshje të kategorive të ndryshme u identifikuan si arbitra talente. Pjesëmarrësit në këtë program ishin arbitra nga kategoria e parë, arbitra femra dhe deri nga ata më të rinjtë të cilët aktivizohen në kampionatin e moshave.

Në bazë të udhëzimeve të dhëna nga UEFA, sektoi arbitrimit përgatiti një program dy-vjeçar ku dy herë brenda një sezoni, arbitrat talente u grumbulluan në qendrën sportive në Kamëz. Pjesë e programit me talentet në arbitrim ishin testimet për Rregulloren e Lojës, video nga ndeshjet e tyre në ligat e ndryshme ku me detaje diskutohej për vendimet e marra dhe në raste të veçanta se si duhej të shkohej te vendimi i drejtë. Ushtrime speciale në orën e përgatitjes fizike ku gërshetohej përgatitja fizike me përqëndrimin në vendimarrje të cilat përbëjnë sot një seancë stërvitje të një ekipi arbitrash. Ky program dy-vjeçar i cili sapo u mbyll do të pasohet me të tjerë programe ku vitin tjetër qëllimi i sektorit të arbitrimit është të startojë me asistentët talente.