SUPERKUPA 2020/ UEFA ZYRTARIZON KANDIDATURAT - FSHF

SUPERKUPA 2020/ UEFA ZYRTARIZON KANDIDATURAT

Federata Shqiptare e Futbollit sërish edhe këtë vit ka aplikuar për të sjellë Superkupën e Europës pikërisht në stadiumin e ri kombëtar “Arena Kombëtare” ku po punohet intensivisht dhe këtë vit do të përfundojë si impiant.

UEFA ka zyrtarizuar sot 9 vendet që kanë aplikuar për organizimin e Superkupës së Europës në vitin 2020, ku janë mësuar krahas vendit tonë dhe shtetet e tjera aplikante.

Afati për të dorëzuar aplikimin ishte deri më 12 janar dhe nuk lejohej kandidimi i vendeve që do të prisnin ndeshje të Kampionatit Europian 2020.

Nëntë vendet që kanë shfaqur interes për të pritur Superkupën e Europës 2020 janë:

  • 1.Shqipëria, Tiranë, Arena Kombëtare
  • 2.Bjellorusi, Minsk, Dinamo Stadium
  • 3.Finlandë, Helsinki, Helsinki Olympic Stadium
  • 4.Francë, Nicë, Grand Stade de Nice
  • 5.Izrael, Haifa, Sami Ofer
  • 6.Kazakistan, Almati, Almaty Central Stadium
  • 7.Moldavi, Kishinjev, Zimbru Stadium
  • 8.Irlanda e Veriut, Belfast, Windsor Park
  • 9.Portugali, Porto, Dragão

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do ta zgjedhë vendin organizator në maj të këtij viti.