SHQIPËRIA U-17 HUMBET MIQËSOREN E PARË NDAJ BOSNJE-HERCEGOVINËS - FSHF

SHQIPËRIA U-17 HUMBET MIQËSOREN E PARË NDAJ BOSNJE-HERCEGOVINËS

Kombëtarja shqiptare e futbollit U-17 e drejtuar nga trajneri Dzemal Mustedanagic, ka humbur në ndeshjen e parë miqësore ndaj përfaqësueses U-17 të Bosnje-Hercegovinës, zhvilluar sot në stadiumin “Roza Haxhiu” të qytetit të Lushnjes në orën 17:00.
Golin e vetëm të shënuar nga Bosnja Hercegovina e realizoi futbollisti Mujkanovic në minutën e 53-të.
Shqipëria luajti me këtë formacion përballë boshnjakëve: Molla (’53 Ceka), Shehu, Smajlaj (’65 Smajlaj), Zaimi (’65 Arkaxhiu), Doda, Sulovari (’75 Papa), Stafa (’48Altindag), Gjini (’53 Hoxha), Cehani (’48 Kotrri), Biseni (’75 Treni), Doko (’65 Dajku).

Përballja e dytë miqësore do të zhvillohet sërish në qytetin e Lushnjes, në stadiumin “Roza Haxhiu” në datën 29 qershor 2018 ora 17:00, ku hyrja për tifozët do të jetë falas.