SHQIPËRIA U-19 MUND LAZION DHE KALON NË FINALEN E "ROMA CAPUT MUNDI" - FSHF

SHQIPËRIA U-19 MUND LAZION DHE KALON NË FINALEN E “ROMA CAPUT MUNDI”

Kombëtarja U-19 e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani ka fituar ndeshjen e rradhës në turneun “Roma Caput Mundi”, C.R Lazio 1-2 Shqipëri, me këtë rezultat arrijmë vendin e parë në grup dhe kalojmë në finale, ku nesër do të ndeshemi përballë Rumanisë e cila sikurse përfaqësuesja jonë është renditur në vendin e parë në grupin e saj.

Përfaqësuesja jonë ka kaluar e para në avantazh në minutën e tetë me anë te Drini Halilit dhe disa minuta më vonë ekipi i Lazios ka barazuar duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin e barabartë 1-1. Në pjesën e dytë golin e fitores e ka shënuar Samuel Nezha.

Finalja do të luhet nesër në orën 10:30, kujtojme se edhe vitin e kaluar ishim në finale me përfaqesuesen e Rumanisë ku e fituam këtë trofe me rezultatin e pastër 2-0.

Në përfundim të ndeshjes trajneri Bogdani theksoi: “Një sukses i merituar i skuadrës. Po shoh një reagim shumë të mirë të ekipit gjatë gjithë lojës. Në këto ndeshje kam konstatuar një këmbëngulje te cunat për të dominuar dhe ia kanë arritur. Rezultatet i kanë dhënë të drejtë. Shprësojmë që edhe këtë radhë të mposhtim në finale Rumaninë dhe të sjellim trofeun në Shqipëri. Një ritëm i tillë duhet të na shoqërojë gjatë gjithë vitit”,- citoi Bogdani.

Këto janë rezultatet e Shqipërise U-19 në këtë turne:

Shqipëri 5-1 Maltë

Shqipëri 2-0 Greqi

C.R Lazio 1-2 Shqipëri