Shqipëri - Liechtenstein U21 vazhdon shitja e biletave‏ - FSHF

Shqipëri – Liechtenstein U21 vazhdon shitja e biletave‏

Njoftojmë te gjithe tifozet dhe te interesuarit se vazhdon shitja e biletave per ndeshjen “Shqiperi – Liechtenstein U21” e vlefshme për kualifikimin e Kuqezinjve në U21- Euro2017. Ndeshja do te zhvillohet ne daten 16 Nentor, ora 18.00 ne stadiumin “Elbasan Arena”.

Biletat janë të disponueshme online ne faqen zyrtare te FSHF-se ne linkun “Biletaria online” dhe ne pikat fizike si me poshte:

1.Biletaria prane Stadiumit Qemal Stafa ne Tirane,
2.Biletaria prane stadiumit “Elbasan Arena”
3.Kancelaria ne bulevardin Republika ne Korce.

Cmimet e biletave per kete ndeshje jane si me poshte:
Tribunat D/E/F = 100 leke
Tribunat A/B = 500 leke

FSHF njofton te gjithe tifozet se biletat e prodhuara per kete ndeshje kane elemente sigurie te nivelit me te larte, te dukshem dhe te padukshem ne sy te lire. Sistemet e kontrollit tė biletave ne hyrjet e stadiumit jane te kompjuterizuara ku hyrja kontrollohet nëpërmjet barcode-it të çdo bilete.

E vetmja menyre per t’u siguruar nese biletat jane te rregullta, eshte pika e kontrollit ne hyrje ne stadium, prandaj keshillojme te gjithe te interesuarit tė blejne bileta vetem ne pikat zyrtare te shitjes të ofruara nga FSHF.
Keto masa te ndermarra nga FSHF kane per qellim te vetem mbrojtjen e tifozeve dhe ndalimin e te gjithe abuzimeve te mundshme.