SEKRETARI SHULKU NJEH STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË SPORTEVE PËR FUNKSIONIMIN E FSHF-së! - FSHF

SEKRETARI SHULKU NJEH STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË SPORTEVE PËR FUNKSIONIMIN E FSHF-së!

Një grup studentësh të kursit Master pranë Universitetit të Sporteve Tirana ishin prezent sot në FSHF, në një takim bashkëbisedues dhe njohës për funksionimin dhe organizimin e Federatës së Futbollit.

Vetë Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së i shpjegoi studentëve të Universitetit të Sporteve të gjithë zinxhirin funksionues të kësaj organizate sportive, për zhvillimin e futbollit në vend, sipas punës së sektorëve përkatës. Studentët që ndiqnin edhe ecurinë e projektit “Tempus” ishin të interesuar për mënyrën se si Federata e Futbollit organizon cdo gjë që lidhet me futbollin në vend, duke marrë të gjithë shpjegimin e duhur nga Sekretari Shulku, në të gjitha prioritetet e saj. E gjithë struktura funksionuese e FSHF-së, duke përfshirë punën dhe objektivat e secilit Departament iu përcollën studentëve të Universitetit të Sporteve “Tirana”, të cilët krijuan një ide të plotë se si operohet nga institucioni i drejtimit të futbollit në vend, FSHF.

Studentët e vitit të parë të Masterit të Ri të Universitetit të Sporteve u njohën me promovimin e e të gjithë politikave të futbollit. Një rezyme të gjerë në lidhje me prezantimin e prioriteteve, palëve të interesit në futboll, apo edhe pika të tjera studentëve i përcolli edhe Drejtori i Departamentit të Marketingut në FSHF, Gazmend Malo. Të tilla tryeza bashkëbiseduese do të vijojnë edhe në të ardhmen.