RIZGJEDHJA E PRESIDENTIT DUKA, UROJNË FEDERATAT E RUSISË, TURQISË DHE MAQEDONISË - FSHF

RIZGJEDHJA E PRESIDENTIT DUKA, UROJNË FEDERATAT E RUSISË, TURQISË DHE MAQEDONISË

Presidentët e Federatave të futbollit të Rusisë, Turqisë dhe të Maqedonisë kanë përcjellë letrën e tyre të urimit në drejtim të z.Duka, për shpalljen e tij fitues në zgjedhjet e fundit, në Asamblenë e Përgjithëshme të Futbollit. Forcimi i bashkëpunimit mes institucioneve do mbetet sërish në qendër të vëmendjes mes krerëve të drejtimit të futbollit.

FEDERATA E FUTBOLLIT TË RUSISË

Në drejtim të FSHF-së ka mbërritur edhe urimi nga ana e Federatës Ruse të futbollit, ku ndër të tjera citohet: “Jemi të sigurtë që ju në vitet në vijim të sillni risi dhe strategji të reja në drejtim të zhvillimit të futbollit në Shqipëri. Ne mbetemi gjithmonë të gatshëm në bashkëpunimet e frytshme mes institucioneve tona, duke iu uruar ju dhe vetë Federatës shumë prosperitet dhe sukses. Ne do jemi gjithmonë në mbështetjen tuaj”,- citohet në urimin e Federatës Ruse të Futbollit.

FEDERATA E FUTBOLLIT TË TURQISË

Kreu i Federatës Turke, Yildirim Demiroren përcjell urimet më të sinqerta për kreun e FSHF-së në rizgjedhjen e tij. Së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm, z.Kadir Kardas, Presidenti Demiroren uron homologun e tij për sa më shumë sukses gjatë presidencës së tij në këto katër vite te ardhëshme.

FEDERATA E FUTBOLLIT TË MAQEDONISË

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Ilcho Gjorgjioski uron z.Duka në rizgjedhjen e tij, duke shprehur vijimin e bashkëpunimit dhe angazhimeve të përbashkëta institucionale. Presidenti Gjorgjioski ndër të tjera shkruan:

“Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë miqësor të zakonshëm mes dy federatave.  Ju uroj sa më shumë sukses në ushtrimin e detyrës tuaj për vitet në vijim”.