PROJEKTI: “TOPI YT”, FILLON EDICIONI I DYTË

Federata Shqiptare e Futbollit ka filluar sot në orën 10:30 në stadiumin “Elbasan Arena”, Elbasan, edicionin e dytë 2018-2019 te projektit “Topi Yt”. Fjalën e hapjes në këtë ceremoni entuziaste, e ka mbajtur anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Bardhyl Jera, i cili vlerësoi këtë projekt në të mirë të futbollit kombëtar, ku do të furnizohen të gjitha ekipet e Shqipërisë me topa falas, sikurse u veprua edhe edicionin e parë, 2017-2018.

Ky aktivitet i bukur dhe plot emocione pati në mesin e saj dhe Legjenden e Futbollit Shqiptar, Sulejman Demollarin. Fëmijet u gëzuan edhe më shumë nga performanca e xhonglerit të famshëm, jo vetëm në vendin tonë, Fabian Duro.
VIDEO

FOTO