PROÇESI I LIÇENSIMIT TË KLUBEVE, KOMISIONI NIS VERIFIKIMIN E DOKUMENTACIONIT! - FSHF

PROÇESI I LIÇENSIMIT TË KLUBEVE, KOMISIONI NIS VERIFIKIMIN E DOKUMENTACIONIT!

Sektori i Liçensimit në FSHF njofton se ka përfunduar proçesi i Liçensimit të klubeve (paraqitja e të gjithë dokumentacionit të çdo kriteri nga ana e klubeve) aplikantë për një Liçensë në kompeticionet e UEFA-s në futboll, përkatësisht në: UEFA Champions League, UEFA Europa League, dhe UEFA Youth League.
Siç edhe jeni në dijeni ky proçes ka filluar që nga muaji Dhjetor 2017 në të cilin Klubet Aplikante janë kontaktuar disa herë nga sektori i Liçensimit, si dhe janë thirrur në seminare trajnimi dhe asistimi, të cilat janë organizuar në FSHF gjatë muajve Janar dhe Shkurt 2018.
Gjithashtu, Klubet Aplikante për liçensë janë asistuar dhe monitoruar gjatë të gjithë kësaj periudhe nga ana e FSHF-së, (sidomos në përmbushjen e detyrimeve të Kriterit Financiar).
Proçesi sipas afateve të vëna nga UEFA përfundoi në 31 Mars 2017.
Gjatë kësaj periudhe Klubet Aplikante për Liçensë kanë paraqitur të gjithë dokumentacionin e kërkuar për të pesë kriteret që kërkon UEFA për të përmbyllur këtë proçes:
1- Kriterin Sportiv
2- Kriterin e Infrastrukturës
3- Kriterin e Administratës & Personelit
4- Kriterin Ligjor
5- Kriterit Financiar
I gjithë dokumentacioni që Klubet Aplikante paraqitën në FSHF (gjatë muajit Prill 2017) i është vënë në dispozicion ekspertëve të çdo Kriteri, të cilët, pasi të bëjnë vlerësimet e tyre do të japin edhe konkluzionet përkatëse. Aplikimin për Liçensë për pjesëmarrje në kompeticionet Europiane e përfunduan të dhjetë ekipet e Ligës Superiore. Pasi të vijnë konkluzionet e ekspertëve të të gjitha Kritereve, Komisioni i Liçensimit të Klubeve pranë FSHF-së do të mblidhet javën e ardhëshme për të dhënë, ose për të refuzuar liçensat për të gjithë klubet aplikante, sipas dokumentacionit të dorëzuar në bazë të kritereve të kërkuara.
Sidoqoftë edhe në përfundim të mbledhjes së Komisionit përkatës, FSHF shikon jashtëzakonisht shumë prioritare integritetin e garës së mbetur në vijim, dhe moscënimin e saj, dhe në një moment oportun këto vendime do të bëhen publike.