PRESIDENTI I UEFA-s, z.ALEKSANDER CEFERIN, MESAZH URIMI PRESIDENTIT DUKA PËR RIZGJEDHJEN NË KRYE TË FSHF - FSHF

PRESIDENTI I UEFA-s, z.ALEKSANDER CEFERIN, MESAZH URIMI PRESIDENTIT DUKA PËR RIZGJEDHJEN NË KRYE TË FSHF

Pas telefonatës së urimit, pak pas mbylljes së punimeve të Asamblesë së Përgjithëshme Zgjedhore te 7 shkurtit në Durrës, Presidenti i UEFA-s, z.Aleksandër Ceferin i ka dërguar një mesazh urimi kreut të sapo rizgjedhur të FSHF-së, z.Armand Duka, teksa i shkruan:

I dashur z.President!
I dashur Armand!

Ju lutem të pranoni urimet e mia më të sinqerta për rizgjedhjen tuaj si President i Federatës Shqiptare të Futbollit.
Unë jam në dijeni që ju jeni duke punuar në një bashkëpunim të ngushtë me ne dhe me Ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve në lidhje me projektin ambicioz e energjik “GROW”, me shkollat elementare përreth të gjithë Shqipërisë, duke inspiruar dhe afruar së bashku djem dhe vajza, fëmijë të këtyre shkollave të merren me futbollin. Grassroots është dhe mbetet një pjesë vitale dhe integrale e zhvillimit të futbollit sepse përfshin në të cdo gjeneratë të re të futbollistëve, dhe në të njëjtën kohë shërben për të nesërmen e klubeve dhe ekipeve kombëtare për ndërtimin e tyre.
Pa Grassroots e ardhmja e futbollit do të ishte e vështirë të imagjinohej.

Armand!
Nuk ka asnjë dyshim që futbolli kalon në venat e tua dhe unë do t’ju uroj të gjitha të mirat në këtë 4 vjecar të ri në krye të futbollit shqiptar.
Së shpejti ne do të inaugurojmë edhe impiantin e ri “Arena Kombëtare”, punimet e të cilit duket që po ecin mjaft mirë.
Në pritje për tu takuar së shpejti në Bratislavë kur familja europiane e futbollit do të mblidhet për Kongresin e 42-të të saj!

Përshëndetje të përzemërta

Aleksandër Ceferin
President i UEFA-s.