PRESIDENTI I FEDERATËS SË HOLANDËS, MESAZH URIMI Z.DUKA PËR RIZGJEDHJEN E TIJ - FSHF

PRESIDENTI I FEDERATËS SË HOLANDËS, MESAZH URIMI Z.DUKA PËR RIZGJEDHJEN E TIJ

Federata hollandeze e futbollit përcjell urimet e saj për rizgjedhjen e Presidentit Duka për një tjetër mandat në drejtimin e futbollit shqiptar. Në mesazhin e tij zyrtar të urimit drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm Shulku, Presidenti i Federatës holandeze të futbollit, z.Michael Van Praag shkruan:
“Patëm kënaqësinë kur dëgjuam që z.Duka u rizgjodh President i Federatës së Futbollit, në Asamblenë e Përgjithëshme të datës 7 shkurt. I përcjellim atij urimet më të sinqerta për këtë detyrë me përgjegjësi dhe i urojmë shumë sukses. Mbetemi gjithmonë në kontakt për vazhdimin e një bashkëpunimi të madh mes dy federatave”.- citon në urimin e tij, z.Van Praag, kreu i Federatës së Futbollit në Hollandë.