PRESIDENTI DUKA URON HOMOLOGUN FRANCEZ LE GRAET PËR SHPALLJEN E FRANCËS KAMPIONE TË BOTËS!

Presidenti i FSHF-së, z.Armand Duka i ka përcjellë sot homologut të tij, kreut të Federatës franceze të futbollit, z.Noel le Graet, urimet e tij më të sinqerta për triumfin e arritur nga skuadra kombëtare e Francës në Botërorin e Rusisë. Sipas z.Duka, Franca e cila u kurorëzua kampione e botës meritoi plotësisht këtë trofe, në këtë manifestim gjigand të futbollit botëror, siç është edhe Kupa e Botës. Ndër të tjera, në urimin e tij, z.Duka thekson:

“I dashur Noel! Ju shpreh përgëzimet e mia më të sinqerta për këtë arritje të shkëlqyer, dhe në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit ju dërgoj urimet më të përzemërta për të gjithë anëtarët e këtij suksesi, lojtarët, stafin teknik, federatën tuaj, dhe Ju në veçanti. Asgjë nuk arrihet në mënyrë rastësore, dhe triumfi juaj është tërësisht rezultati konkret i punës së palodhur, angazhimit të plotë, besimit të thellë dhe shpirtit të fortë, siç e gjithë bota përshëndet Francën në këtë çast të merituar”,- shkruan president Duka për kreun e federatës franceze të futbollit, z.Noel le Graet, me rastin e shpalljes së Francës, kampione bote, për herë të dytë në historinë e saj.