Presidenti Duka takim me mediat për mbylljen e edicionit eliminator të ekipit kombëtar - FSHF

Presidenti Duka takim me mediat për mbylljen e edicionit eliminator të ekipit kombëtar

Presidenti Armand Duka ka zhvilluar sot në ambjentet e FSHF një takim me median për të analizuar ecurine e ekipit kombëtar, mbylljen e edicionit eliminator të Botërorit “Rusi 2018” si dhe i është përgjigjur interesit të tyre edhe në lidhje me ekipet përfaqesuese të moshave.

Në fjalën e tij, Presidenti Duka u shpreh: “Dy ndeshjet e fundit te eliminatoreve mund të mbylleshin më mirë nga pikëpamja rezultatit por në total në këtë edicion, përkufizimin duhet ta japin më mirë ata që mbeshtesin ekipin kombëtar, por në total do ta konsideroja një edicion pozitiv. Kemi zhvilluar 10 ndeshje, kemi arritur vendin e tretë në klasifikim, më të mirin e Shqipërisë.

Në tërësi gabimet nuk kanë qenë të mëdha. Ka qenë një paraqitje e mirë, ndoshta një lojë jo e mirë por futbolli është cinik. Duhet të shohim në lojën e dhuruar,rezultatin dhe në total është një punë e kënaqshme. Fatkeqësi e Panuccit dhe e stafit të tij që kishte dy kundërshtarë shumë të fortë dhe pse ndoshta e meritonim një pikë me Italinë.

I kam hedhur një sy ndarjes së grupeve të “UEFA Nations League” dhe mendoj se objektivi shqipërisë është jo grupi C, ku gjendemi por grupi B. Në asnjë rast nuk mund të mendojmë të jetë në C. Ne kemi mundësi reale për të marrë pjesë në mënyrë të vazhdueshme dhe në ndonjë rast në botëror. Ndeshjet e fundit kanë konfirmuar se Shqipëria është ekip i fortë dhe kompetitiv. Janë zgjedhje të trajnerit. Kemi shpesh raste kur lojtarë të nivelit të lartë sepse konkurenti tij është akoma më lartë, ndaj janë zgjedhje që varen nga moment dhe pozicioni. Jo vetëm Lilaj por dhe të tjerë mund të afrohen dhe në ndeshjet e nëntorit trajnerit do të provojë. Problem që kemi patur gjatë këtij edicioni është bojkoti i tifozave kuqezi. Arsyet kryesore nuk varen nga FSHF dhe nuk dua të fajësoj një institucion tjetër, sepse bëjnë detyrën e tyre. Ajo cka dëmtohet është ekipi përfaqesues. Duhet të tejkalosh dhe dicka që mund të të ketë cënuar, si në rastin e tifozave kuqezi. FSHF është organizatë sportive dhe nuk siguron kontrollin apo jo të njerëzve në stadium. Mund të kesh drejtë, por qëillimi për të mbështetur kombëtaren është dhe më i madh. E kanë mbështetur gjthmonë dhe uroj të ketë përfunduar ai bojkot dhe të fillojmë mbarë edicionin e ardhshëm.

Prisnim më shumë nga U-19 pasi rezultatet nuk ishin të mira dhe do të ketë diku nga fundi nëntorit një analizë e do të vihen detyrat për të ardhmen.”- u shpreh Presidenti i FSHF-së interesit të medias së pranishme.