PRESIDENTI DUKA PRET AMBASADORIN E REPUBLIKËS SË TURQISË Z.MURAT AHMET YORUK! - FSHF

PRESIDENTI DUKA PRET AMBASADORIN E REPUBLIKËS SË TURQISË Z.MURAT AHMET YORUK!

Presidenti i FSHF-së Armand Duka priti sot në ambjentet e FSHF-së në një takim miqësor Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Shqipëri, z. Murat Ahmet Yoruk. Bashkëpunimi i mëtejshëm për futbollin ishte në qendër të bisedës mes Ambasadorit dhe Presidentit të FSHF-së, Armand Duka dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Ilir Shulku. Kreu i FSHF-së i përcolli ambasadorit të Turqisë falenderimet për predispozicionin në mbështetje dhe zhvillimin  e futbollit në Shqipëri: “FSHF ka patur gjithmonë dhe ka marëdhënie të shkëlqyera me homologen e saj, dhe me drejtuesit aktualë të Federatës turke të futbollit. Nivelet tona të bashkëpunimit mund të zgjerohen në shumë fusha, kryesisht në aspektin e shkëmbimit të eksperiencave teknike dhe edukimit teknik për trajnerët, duke krijuar mundësitë për ardhjen e lektorëve turq në Shqipëri, në kurset e shumta dhe permanente që zhvillon Shkolla e Trajnerëve në Shqipëri, për edukimin dhe liçensimin e tyre. Po kështu edhe në iniciativa të përbashkëta për projektet sociale në ndihmë të njerëzve në nevojë, duke mirëpritur dhe vënë në zbatim çdo ide e projekt konkret që do kemi”.
Ndërkaq, ambasadori i Republikës së Turqisë në Shqipëri, shprehu angazhimin e tij maksimal dhe ishte shumë i hapur për çdo propozim për ta elaboruar më pas:
“Një memorandum bashkëpunimi mes dy federatave, por edhe bashkëpunim në drejtimin e ekipeve kombëtare dhe të klubeve do të jetë në fokusin e prioriteteve të mia. Unë jam në dijeni të zhvillimeve dhe progresit të futbollit në Shqipëri. Dhe bashkarisht besoj që do të hapim shumë fusha për një bashkëpunim konkret”,- theksoi z.Yoruk.
Së shpejti mes të dy federatave do të realizohet një marëveshje bashkëpunimi, në një kohë që edhe në nivel klubesh ambasadori turk hodhi idenë e krijimit të turneve të ndryshëm me prezencën e emrave të mëdhenj të skuadrave të futbollit në Turqi. Në mbyllje një fanellë e ekipit kombëtar shqiptar e personalizuar për Ambasadorin z.Yoruk, i cili shprehu dëshirën për prezencën e tij në ndeshjen miqësore të 26 marsit në “Elbasan Arena” me Norvegjinë.