PRESIDENTI DUKA PËRCJELL NGUSHËLLIMET E TIJ PËR NDARJEN NGA JETA TË KREUT TË FEDERATËS QIPRIOTE! - FSHF

PRESIDENTI DUKA PËRCJELL NGUSHËLLIMET E TIJ PËR NDARJEN NGA JETA TË KREUT TË FEDERATËS QIPRIOTE!

Presidenti i FSHF-së, z.Armand Duka përcjell ngushëllimet e tij dhe të institucionit që drejton, për ndarjen e parakohëshme nga jeta të homologut të Federatës së Futbollit të Qipros, z. Costakis Koutsokoumnis, i cili në moshën 61-vjeçare humbi betejën e gjatë dhe të vështirë me kancerin. Në letrën e tij, drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Qipriote, z.Duka ndër të tjera shkruan:

“Ndihem thellësisht i prekur nga lajmi për ndarjen nga jeta të Presidentit Costakis. Dhe me këtë rast dua ti përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes dhe Federatës së Futbollit në Qipro në këto ditë të vështira. Z. Costakis ishte një person me integritet të lartë dhe një President i respektuar, dhe mungesa e tij do të ndihet gjatë në familjen tonë të futbollit. Ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta për ju dhe Familjen. Costakis ishte një njeri i shquar dhe kishim privilegjin ta quanin “mik” edhe jashtë punës. Aktualisht mendimet dhe lutjet tona janë me ju, me familjen dhe miqtë e tij gjatë kësaj kohe të vështirë që po kaloni”,- shkruan Presidenti Duka në mesazhin e tij ngushëllues.

Z. Costakis Koutsokoumnis, kryente detyrën e Presidentit të Federatës së Qipros që prej vitit 2001, ndërkohë, njëherësh ishte  edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s që nga viti 2017.