Presidenti Duka ngushellon familjen Pjetrushi - FSHF

Presidenti Duka ngushellon familjen Pjetrushi

Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit zoti Armand Duka ka qene i pranishem ne Lezhe prane familjes Pjetrushi e cila humbi aksidentalisht birin e saj 32 vjecar Rigers Pjetrushi i cili ishte arbiter i futbollit shqiptar. Zoti Duka ka ngushelluar te afermit e gjyqtarit te ndjere duke shprehur hidherimin e tij dhe te gjithe familjes se futbollit tone. Ne kete takim Duka shoqerohej nga zevendesi i tij Bujar Kasmi dhe Sekretari i Pergjithshem Ilir Shulku. Per te marre pjese ne homazhet dhe Ceremonine Mortore te Rigersit, presidenti i Federates Shqiptare te futbollit ka anolluar vajtjen ne Gjeneve me ekipin tone Kombetar per ndeshjen nderkombetare Shqiperi – Kamerun.