PRESIDENTI DUKA DHE ZV.PRESIDENTI I FFM-së, SEJDINI UROJNË NË PRISHTINË KREUN ADEMI PËR ZGJEDHJEN NË KRYE TË FFK-së - FSHF

PRESIDENTI DUKA DHE ZV.PRESIDENTI I FFM-së, SEJDINI UROJNË NË PRISHTINË KREUN ADEMI PËR ZGJEDHJEN NË KRYE TË FFK-së

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka së bashku me zv.Presidentin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, njëherësh President në detyrë, Muamet Sejdini kanë zhvilluar sot një takim kortezie në Prishtinë në selinë e FFK-së (Federatës së Kosovës). Duka së bashku me zotin Sejdini i përcollën urimet e tyre z.Agim Ademi në zgjedhjet e jashtëzakonshme që zhvilloi para pak javësh Federata kosovare, ku Ademi u zgjodh President për një mandat 4-vjeçar.

Duka e Sejdini garantuan presidentin Ademi që bashkëpunim do të thellohet akoma më shumë mes federatave të Shqipërisë e Maqedonisë për zhvillimin e mëtejshëm të futbollit në këto vende, në rritjen e cilësisë e të masivizimit, por jo vetëm. Z.Duka e Sejdini u shprehën të bindur që puna, progresi dhe filozofia e ish-mikut të tyre, presidentit të ndjerë, z.Vokrri do të vijojë në po të njëjtat ritme e progrese edhe nga administrata dhe Presidenti aktual i FFK-së, Ademi.