Presidenti Duka dhe trajneri Panucci, mesazh solidarizues për trajnerin e Seviljas, z. Berizzo - FSHF

Presidenti Duka dhe trajneri Panucci, mesazh solidarizues për trajnerin e Seviljas, z. Berizzo

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe trajneri i ekipit kombëtar Christian Panucci i kanë shprehur së fundmi me anë të një letre, solidarizimin e tyre të plotë dhe kurajon për trajnerin e Seviljës, z. Eduardo Berizzo në lidhje me diagnostikimin e tij më të fundit nga ana e stafit mjekësor spanjoll, ku për pasojë trajneri do ti nënshtrohet një ndërhyrjeje të mëtejshme kirurgjikale. Në mesazhin e tij drejtuar klubit spanjoll të Seviljes, dhe trajnerit Berizzo, kreu i FSHF-së Duka shkruan:

“I nderuar Z. Berizzo!

Ndihem thellësisht i prekur duke dëgjuar lajmet më të fundit për shëndetin tuaj. Me këtë rast dëshiroj të shpreh nga ana ime dhe e FSHF, dhe së bashku me trajnerin e ekipit tonë kombëtar Christian Panucci mbështetjen tonë karshi jush në kalimin e kësaj situate shëndetësore.

Ne do të lutemi dhe shpresojmë që lutjet tona të kthehen së shpejti me lajme të mira për përmirësimin e shëndetit tuaj.

I dashur, z.Berizzo!

Dua të konfirmoj edhe një herë mbështetjen tonë të plotë në këtë moment të vështirë për JU”,- shprehet në letrën e tij Presidenti i FSHF-së, Armand Duka drejtuar klubit të Seviljes, në këtë moment të vështirë që po kalon trajneri i skuadrës.