PËRFAQËSUESET RAJONALE TË MOSHAVE, KRYEJNË RAUNDIN E RADHËS STËRVITOR - FSHF

PËRFAQËSUESET RAJONALE TË MOSHAVE, KRYEJNË RAUNDIN E RADHËS STËRVITOR

Kombëtaret rajonale të moshave kanë vijuar sipas planit edhe stërvitjet javore në të gjithë Shqipërinë. Moshat U-13, U-15 dhe U-17 në të gjitha zonat kanë kryer raundin e radhës me skuadrat e seleksionuara më parë. Kështu në Tiranë, në kompleksin e ekipeve kombëtare në Kamëz, ekipet përfaqësuese të zyrës rajonale të Tiranes zhvilluan stërvitjen e radhës. Cdo përfaqësuese moshe nën drejtimin e trajnereve zhvilloi stërvitjen sipas programeve përkatëse për secilën grupmoshë.

Durrës, stërvitjet e përfaqësueseve rajonale të Durrësit U-13 dhe U-15 filluan në orën 14:00, U-13 tek aneksi i vogël dhe U-15 tek aneksi i madh i stadiumit “Niko Dovana”. Përfaqësuesja U-17 e filloi stërvitjen në orën 15:30 tek aneksi i madh. Një plan i detajuar stërvitor nga ana e trajnerëve të cilët punuan sot edhe në anën taktike.

Elbasan ekipet përfaqësuese rajonale të kësaj zone zhvilluan seancën e gjashtë stërvitore në kompleksin sportiv “Shefqet Lamcja”. Seancat u zhvilluan sipas programit të akorduar nga drejtoria teknike e FSHF.
Përfaqesuesja rajonale U-13 punoi sot për teknikën e pasimit. Ndërkaq më vonë në orën 14:45 filloi stërvitja e ekipit përfaqësues U-17, ky grup u përqendrua te goditjet në portë për të kaluar më pas në lojën 7×7 dhe 8×8. Ndërsa përfaqësuesja U-15, sipas programit, sot u ndal te pasimet dhe loja 4×4 dhe 5×5. Stërvitjet e radhës të ekipeve përfaqësuese do të zhvillohen në datë 12.03.2018.

Fier sipas planifikimit përkatës, këtë të hënë nga ora 14:30-17:00 në ambientet stërvitore të FK Apolonia Fier u zhvilluan stërvitjet e ekipeve përfaqësuese të zonës, për datëlindjen 2006, 2004 dhe 2002. Gjuajtjet në portë, pasimet  si edhe lojërat 3×3, 4×4, 5×5(përsëritje) ishin edhe pikat e seancës së sotme stërvitore për të tre grupmoshat.

Në stërvitje nga sektori i ekipeve kombëtare asistoi edhe trajneri i ekipit kombëtar U-17 Musteganagic, i cili përpara fillimit të stërvitjes së datëlindjes 2002 zhvilloi një bisedë me futbollistët. Stërvitja u zhvillua normalisht dhe nuk pati asnjë problem duke respektuar temat e planifikuara në bazë të programit unik, të dërguar nga sektori teknik pranë FSHF-së. Të pranishëm për të ndjekur këto mosha në stërvitjet e sotme ishin mjaft trajnerë të zonës, prindër dhe sportdashës.