NJË DELEGACION NGA UEFA INSPEKTON PUNËT NË KANTIERIN E “ARENA KOMBËTARE” - FSHF

NJË DELEGACION NGA UEFA INSPEKTON PUNËT NË KANTIERIN E “ARENA KOMBËTARE”

Një delegacion i UEFA-s ka mbërritur në Shqipëri dhe ka parë nga afër ecurinë e punimeve të impiantit “Arena Kombëtare”. Drejtori i Zhvillimit të Federatave Kombëtare në UEFA, Thierry Favre ishte prezent në këtë inspektim dhe pa nga afër volumin e deritanishëm të punëve, në kantier.

Në shoqërinë e arkitektit të kësaj vepre Marco Casamonti, dhe anëtarit të KE, të FSHF-së, Arben Dervishi, z.Favre ka ndjekur në sektorë të ndryshëm edhe punimet e deritanishme duke u njohur edhe me informacionet e vazhdueshme nga arkitekti, të punës së deritanishme të kryer për këtë impiant, volumi për secilin sektor, hapat e deritanishëm, çfarë është në proçes dhe çfarë ka mbetur pa kryer. Z.Favre’ iu përgjigj më pas edhe interesimit të medias prezente në objekt, teksa më parë u njoh edhe me projektin e Shtëpisë së re të Futbollit, punimet e së cilës kanë nisur në muajin janar.