NIS GRUMBULLIMI PËR KOMBËTARET U-16 DHE U-17, TRAJNERI MUSTEDANAGIC PËRGATIT MIQËSORET E RADHËS! - FSHF

NIS GRUMBULLIMI PËR KOMBËTARET U-16 DHE U-17, TRAJNERI MUSTEDANAGIC PËRGATIT MIQËSORET E RADHËS!

Për katër ditë me radhë, një tjetër skuadër kombëtare, respektivisht ajo e datëlindjes 2003, do të grumbullohet në hotel “Univers” në Elbasan në një stejxh disa-ditor. Trajneri Dzemal Mustedanagic që mbulon edhe skuadrën përfaqësuese U-16 ka thërritur për të testuar gjatë këtyre ditëve 24 lojtarë që luajnë kryesisht jashtë Shqipëqrisë, 15 futbollistë, ndërsa nëntë lojtarë të tjerë janë grumbulluar nga ekipet që aktivizohen në skuadrat shqiptare të kësaj moshe. Trajneri Mustedanagic ka mirëpritur shumë këtë grumbullim për të vlerësuar formën dhe gjendjen e grupit, apo lojtarëve të grumbulluar për të krijuar edhe boshtin e skuadrës kombëtare U-16. “Mendoj se një grumbullim i tillë do të shërbejë shumë, për vijimësinë e skuadrës U-16, ku futbollistë të kësaj datëlindje kanë cilësi dhe potenciale të mjaftueshme. Janë afro 50 futbollistë të datëlindjes 2002 dhe 2003 që do të shohim gjatë këtyre ditëve, në një kohë që pas disa ditësh do të nisim edhe grumbullimin me datëlindjen 2002 me kombëtaren U-17, për të përgatitur dy takimet miqësore me Bosnjen. Ballafaqime të tilla janë teste të rëndësishme për të parë skuadrën në cfarë gjendje është, pasi koha ikën dhe vijmë menjëherë në ndeshjet eleminatore zyrtare të vjeshtës”,- theksoi trajneri ndër të tjera. Dy ndeshjet miqësore me përfaqësuesen e Bosnjes dhe Hercegovinës do të luhen të dyja në Lushnje, në stadiumin “Roza Haxhiu”, respektivisht në datat 27 dhe 29 qershor në orën 17.00.
Kjo është lista e futbollistëve të grumbulluar për U-16: