NIS EDICIONI I DYTË I KAMPIONATIT TË PËRFAQËSUESEVE RAJONALE TË MOSHAVE - FSHF

NIS EDICIONI I DYTË I KAMPIONATIT TË PËRFAQËSUESEVE RAJONALE TË MOSHAVE

Sikundër edhe një edicion më parë, ditën e sotme, sipas planit nga ekipet kombëtare ka nisur edicioni i dytë për kampionatin e ekipeve kombëtare rajonale të moshave U-13, U-15 dhe U-17. Ndeshjet e kësaj jave të parë sipas kalendarit janë luajtur në Shkodër, Fier dhe në Elbasan. Kështu, për ekipet përfaqësueseve të rajoneve, mosha U-13, kombëtarja rajonale e Shkodrës fitoi 4-3 ndaj përfaqësueses se kësaj moshe të rajonit Durrës. Predominim gjatë gjithë ndeshjes nga ana e shkodranëve të cilët thelluan që në fillimin avantazhin. Futbollistët Biba, Buliqi, Prenga e Jaku ishin golshënuesit e kombëtares rajonale të Shkodrës, ndërsa për durrsakët shënuan Kapllanaj Duro e Kulja. Po për këtë moshë, përfaqësuesja e Elbasanit mundi atë të Tiranës me rezultatin minimal 1-0 me golin e Facit. Po me këtë rezultat, përfaqësuesja e Fierit mundi seleksionin rajonal të Korcës me rezultatin 1-0 me autor goli, Shimin.
Ndërkaq, për moshën U-17, sërish skuadra rajonale e Shkodrës fiton, ngushtësisht 1-0 me Durrësin, ku Martini ka shënuar në minutën e 57-të të ndeshjes. Për këtë datëlindje, përfaqësuesja rajonale e Tiranës ka mundur thellë atë të Elbasanit me rezultatin 0-4 me gola të shënuar nga: Kuka, Cahani, Pjetri e Nikolla. Ndërsa është mbyllur në barazim 1-1 sfida mes rajoneve të Korcës e Fierit për kombëtaret e moshës U-17 me gola të Vankos për korcarët dhe Mezanit me 11-metërsh për kombëtaren e Fierit. Për përfaqësuesen U-15 mes rajoneve të Korcës dhe Fierit, rezultati ka përfunduar me fitoren e korcarëve 2-0 me gola të shënuar nga Këndezi e Xhixho, teksa po për këtë moshë, U-15 kanë fituar edhe përfaqësueset rajonale të Shkodrës e Tiranës, respektivisht Shkodra kundër Durrësit 2-0,  Elbasani 0-3 Tirana. Javën e ardhëshme do të luhen takimet e javës së dytë.