NË ORËN 14:00 LUHET FINALJA E KUPËS U-19, SHKËNDIJA - VLLAZNIA - FSHF

NË ORËN 14:00 LUHET FINALJA E KUPËS U-19, SHKËNDIJA – VLLAZNIA

Sot në orën 14:00 në qytetin e Elbasanit, stadiumi “Elbasan Arena” do të zhvillohet finalja e Kupës së Moshave U-19, Shkëndija Tiranës përballë Vllaznisë. Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që hyrja në stadium të jetë falas për sportdashësit, në përkrahje të futbollistëve të rinj. Ditën e djeshme u luajt finalja e Kupës së Shqipërisë për U-17 midis Besës dhe Internacionalit të Tiranës, në stadiumin e Kamzës ku ekipi kavajas fitoi me rezultatin 2-1.

Gjithashtu finalja e Kupës për U-19  do të transmetohet në television, në RTSH dhe Digitalb si edhe përmes aplikacionit “FSHF” që mund ta shkarkoni  falas në versionin android dhe ios.