NË 18 QERSHOR NIS KURSI I LIÇENSIMIT PËR TRAJNERËT “UEFA B” - FSHF

NË 18 QERSHOR NIS KURSI I LIÇENSIMIT PËR TRAJNERËT “UEFA B”

Sektori i edukimit dhe liçensimit pranë FSHF-së vijon kalendarin e tij të punës me përgatitjen e trajnerëve, sipas niveleve përkatëse të kurseve. Javën që vjen përfundon edhe edicioni i plotë i kursit “UEFA Pro”, më i larti për nga niveli në të gjitha kurset që zhvillohen. Ndërkaq, menjëherë program do të vijojë me një tjetër raund trajnerësh për nivelin “UEFA B”, që do të nisë në 18 qershor dhe do të përfundojë më 15 korrik. Katër javë intensive për të gjithë trajnerët që janë rregjistruar tashmë në këtë kurs dhe do të jenë pjesë e orëve teorike e praktike të tij. Kërkesat e larta kanë afruar në program zhvillimin e kursit UEFA B në një kohë që shumë shpejt Departamenti përkatës do të zhvillojë edhe kursin për Përgatitës Atletikë në klubet e ndryshme të futbollit. Vetëm pak kohë më parë u diplomuan një klasë trajnerësh me liçensën “UEFA A”, si dhe javën e ardhëshme do të diplomohen teknikët që kanë ndjekur 12 periodat e kursit “UEFA Pro”.