Luftëtari U19, kampioni i Katëgorisë së Parë - FSHF

Luftëtari U19, kampioni i Katëgorisë së Parë

Luftëtari U19 është kampioni i Kategorisë së Pare në sezonin 2016-2017. Gjirokastritët fituan me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Akademisë AAS, e cila kishte triumfuar në grupin A. Të dyja keto skuadra sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e Kategorisë Superiore për moshën U19.

Ndeshja finale u luajt sot në oren 16:00 në kompleksin “Internacional” në Pezë. Medaljet dhe Kupa për fituesit janë dorëzuar nga “Legjenda e Futbollit Shqiptar”, Sulejman Demollari.