KURSI “UEFA A”, RREGJISTRIMET JANË TË HAPURA DERI NË DATËN 24 MARS! - FSHF

KURSI “UEFA A”, RREGJISTRIMET JANË TË HAPURA DERI NË DATËN 24 MARS!

Sektori Teknik pranë FSHF-së javën e ardhshme do të vazhdojë me raundin e 6-të, me javën përkatëse të Kursit të nivelit maksimal për liçensën e trajnerëve, atë të “UEFA Pro”.

Sipas programit përkatës nga zyra, kjo javë nga 12 në total që ka liçensa “UEFA Pro” do të realizohet duke nisur nga e hëna e datës 19 mars. E ndërkaq, menjëherë pas kësaj do të vazhdojë një tjetër kurs, i edukimit teknik, ai për liçensën “UEFA A”. Dhe në lidhje me këtë, të gjithë të interesuarit kanë afat vetëm këtë javë që vjen për të bërë rregjistrimin përkatës, pasi më tej mbyllet gjithcka. Kështu, të gjithë trajnerët që duan të jenë pjesë e ndjekjes së kursit për marrjen e liçensës “UEFA A”, deri në përfundim të javës së ardhëshme mund të bëjnë rregjistrimin përkatës në FSHF në zyrën përkatëse, pra deri në datën 24 mars.

Të gjithë të interesuarit nga të gjitha zonat e Shqipërisë që duan të ndjekin kursin për liçensim të këtij niveli të paraqiten pranë zyrave përkatëse të FSHF-së, apo edhe në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz, për të kryer rregjistrimin përkatës.