KUPA “KUJTIM MAJACI”, FSHF NDERON DHE KUJTON LEGJENDËN E FUTBOLLIT! - FSHF

KUPA “KUJTIM MAJACI”, FSHF NDERON DHE KUJTON LEGJENDËN E FUTBOLLIT!

Një turne futbolli me moshat U-15 në nder dhe kujtim të legjendës së futbollit shqiptar dhe atij Fierak,”Kujtim Majaci” ka përfunduar ditën e verës në Fier me pjesëmarrjen e shumë skuadrave. Me iniciativën e FSHF-së, Bashkisë së Fierit, dhe klubit FK Apolonia pas një serie ndeshjes mes tetë ekipeve të kësaj moshe (U-15) është mbyllur edhe një tjetër turne për të kujtuar një figurë të madhe të futbollit në Fier, Kujtim Majacin. Kjo veprimtari përfshiu në garë tetë skuadra të cilat zhvilluan ndeshjet përkatëse për të shkuar në finalen e 14 marsit mes skuadrës Apolonia ’98 dhe FC Flamurtarit.

Pas homazheve të kryera pranë shtatores “Kujtim Majaci” në sheshin qëndror të qytetit u zhvillua më pas edhe finalja e këtij aktiviteti moshash në stadiumin “Loni Papuçiu” në Fier, e fituar nga skuadra fierake Apolonia ’98, 1-0. Kupën, ekipit fitues ia dorëzoi anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, z.Tahir Kastrati së bashku me djemtë e legjendës Majaci, Albion dhe Sajdi Majaci. Futbollisti më i mirë i këtij turneu u shpall Alvi Mezani i klubit Apolonia ‘98. Prezent në këtë aktivitet përkujtimor ishte edhe Kryetari i Bashkisë së Fierit, z.Armando Subashi, së bashku me përfaqësues të tjerë vendorë. Pas finales, të pranishmit dhe ekipet ndoqën një mini-ekspozitë me foto nga jeta dhe veprimtaria e Kujtim Majacit, teksa më pas u shfaq edhe dokumentari “Legjenda Majaci”. Zyra Rajonale e FSHF-së në Fier kuroi më së miri një aktivitet të tillë përkujtimor për një figurë të madhe të futbollit kombëtar dhe atij fierak.

Kupa “KUJTIM MAJACI”/ Rezultatet e turit të parë

Apolonia 98 – Vlora A, 4-1

Naftëtari – Flamurtari FC, 1-2

FC Lushnja – Bylis, 3-0

FK Apolonia – Fieri, 3-0

Rezultatet e turit të dytë

Apolonia 98 – FK Lushnja, 1-1(7-6pen.)

FK Apolonia – FC Flamurtari, 2-1

Finalja

Apolonia 98 – FC Flamurtari, 1-0