NIS SHITJA E BILETAVE PËR MIQËSOREN, KOSOVË-SHQIPËRI - FSHF

NIS SHITJA E BILETAVE PËR MIQËSOREN, KOSOVË-SHQIPËRI

Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë të interesuarit se kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes miqësore Kosovë-Shqipëri, e cila do të zhvillohet në datën 29 maj ora 20:00 në stadiumin Letzigrund-Badenerstrasse, në qytetin e Zyrihut Zvicër.

Të gjithë sportdashësit kanë mundësi ta ndjekin nga afër këtë miqësore vllazërore, duke i blerë biletat në adresën online, starticket.ch dhe në linkun përkatës:—> Kosovë -Shqipëri.
Shitja e biletave do të fillojë sot, datë 18 maj 2018,  në orën 15:00, ku në atë kohë linku i biletave do të jetë funksional.