KOMITETI EKZEKUTIV ZHVILLON MBLEDHJEN E RADHËS

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka zhvilluar mbledhjen e radhës për pikat e ndryshme të rendit të ditës, të planifikuara për këtë takim. Pas diskutimeve të ndryshme KE ka miratuar me anëtarët përkatës, plotësimin e Komisioneve të Përhershme, të cilat mbikqyren nga një anëtar Komiteti, në një kohë që janë miratuar edhe Rregulloret përkatëse, si dhe termat e referencës për këto komisione.

Secili prej anëtareve të KE mbulon edhe një Komision, duke nisur që nga Garat, ekipet kombëtare, arbitrimi, futbolli amator dhe fëmijët, ana juridike dhe e liçensimit, PR komunikim e marketing, etj. Strategjitë përkatëse do të ndiqen në vijim nga secili prej këtyre komisioneve përkatëse. Më tej mbledhja vijoi me diskutime të ndryshme në lidhje me rendin e ditës.