KOMBËTARJA U16/ NISIN GRUMBULLIMET ME LOJTARËT BRENDA DHE JASHTË VENDIT - FSHF

KOMBËTARJA U16/ NISIN GRUMBULLIMET ME LOJTARËT BRENDA DHE JASHTË VENDIT

Pas fazës së seleksionimeve brenda dhe jashtë Shqipërisë me datëlindjet e moshave përkatëse, trajneri i ekipit kombëtar U-17 Xhemal Mustedanagiç do të thërrasë në datë 17 dhe 18 janar, dhe më pas në datë 23 janar një stejxh stërvitor me futbollistë që luajnë brenda Shqipërisë, vetëm të datëlindjes 2002.

Grumbullimi është planifikuar të zhvillohet në hotel “Tropikal” në Durrës. Po kështu, nga data 19 deri në datën 24 janar do të zhvillohet një tjetër raund grumbullimi me lojtarë që luajnë jashtë Shqipërisë dhe që i përkasin datëlindjes 2002 dhe 2003. Pas këtyre dy grumbullimeve të planifikuara nga Sektori i Ekipeve Kombëtare në FSHF për tu zhvilluara të ndara nga njeri-tjetri, në datat 23 dhe 24 janar, seleksionet përkatëse, do të zhvillojnë disa teste miqësore, duke u ndarë në katër skuadra mes dy grupeve.

Më poshtë do të gjeni edhe listat përkatëse të lojtarëve të thërritur nga trajneri për këto grumbullime, të futbollistëve që luajnë brenda vendit, si dhe listën me lojtarë që aktivizohen jashtë Shqipërisë.  Kujtojmë që 3 portierët do te jenë në të dy grupet.

 

Lista e futbollisteve nga Shqiperia.