KOMBËTARJA, PRENGA E LIKA PËRPARA MEDIAVE: “KRENARË QË JEMI KËTU, DO PUNOJMË FORT!” - FSHF

KOMBËTARJA, PRENGA E LIKA PËRPARA MEDIAVE: “KRENARË QË JEMI KËTU, DO PUNOJMË FORT!”

“Krenarë që jemi në ekipin kombëtar, dhe do bëjmë maksimumin tonë”,- u shprehën ndër të tjerash edhe dy futbollistët e ekipit kombëtar të futbollit, dy lojtarët e rinj të grumbulluar për miqësoren me Norvegjinë, Herdi Prenga dhe Bujar Lika. Gjatë konferencës së sotme për shtyp, futbollisti Prenga që luan në kampionatin kroat me Inter Zapreziç theksoi: “Emocionet shumë të mëdha për një ftesë të tillë në skuadrën përfaqësuese A. Kam punuar shumë për të arritur një moment të tillë. Tashmë me punë dua të paraqis veten sa më mirë. Nuk është gjë e vogël të luash me kombëtaren e Shqipërisë. Një skuadër që ka konkurencë shumë të madhe, por edhe cilësi mjaft të larta që e bëjnë një skuadër me mundësitë shumë të mëdha duke punuar fort për një kualifikim sërish në Europian. Por, duke punuar shumë. Në lidhje me ardhjen këtu, unë kam vendosur vetë se me kë skuadër dua të luaj dhe zgjodha me bindje e vullnetin tim Shqipërinë”,- theksoi Prenga, një futbollist që aktivizohet në kampionatin e Kroacisë. E ndërkaq, edhe Bujar Lika që luan në radhët e Grasshopers theksoi se ftesa e trajnerit Panucci është një mundësi shumë e madhe që i ka ardhur: “Jam shumë shumë krenar për këtë ftesë të mbërritur në skuadrën kombëtare. Një diçka e tillë është një mundësi shumë e madhe për mua. Endërra e të gjithë lojtarëve është të luajnë me kombëtaren e futbollit. Unë kam zgjedhur vetë të luaj për këtë skuadër dhe tashmë më mbetet të jap maksimumin tim në stërvitje e fushë. Ambjenti është shumë i mirë, disa futbollistë në këtë skuadër i njoh shumë mirë. Tani duhet të punojmë fort këto ditë, me seriozitet dhe angazhin për të dhënë më të mirën tonë”,- deklaroi Bujar Lika. Të dy futbollistët e grumbulluar së fundmi nga trajneri i ekipit kombëtar janë thërritur për herë të parë në këtë skuadër, në kuadër të miqësores me Norvegjinë.

Ekipi kombëtar do ti nisë seancat këtë të martë pasdite në orën 15.30, dhe trajneri sikundër është njoftuar do ta realizojë këtë seancë me dyer të hapura për median. Po kështu edhe seanca e ditës së enjte. Ndërkaq, të gjitha stërvitjet e tjera do të jenë me akses mediatic vetëm 15 minutat e para.